Kryeministri Berisha i dorëzon Komisionit Evropian Planin e Veprimit, te firmosur nga te gjitha forcat politike, me angazhimin për të plotësuar 12 prioritetet qe Brukseli ka vene si kusht për integrimin e Shqipërisë ne BE. I mbërritur në Tiranë, drejtori për zgjerimin Stefano Sannino përshëndeti gjithëperfshirjen ne realizimin e Planit, ndërsa u ndal veçanërisht ne tre reforma kyçe që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, imunitetin dhe pronat "Une shpresoj te mbyllet te mbyllet puna e nisur për reformën zgjedhore ne javët qe vjen, pasi nëse jo, kjo do te jete kritike për zgjedhjet e ardhshme. Ne si BE do mirëprisnim një marrëveshje për të hequr imunitetin për zyrtaret e larte. Ka pasur kundërshtime për rrugën ligjore, por qeveria do të pranojë kompromisin, do të pranojë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme për realizimin e projektit të imuniteteve në Shqipëri. Ne dëshirojmë te shikojmë angazhim të te gjitha forcav! e politike por dhe te qeverisjes vendore, për zgjidhjen e çështjes se pronave," u shpreh Sanniono. Kryeministri Berisha, duke folur në komitetin ndërministror te integrimit, tha se do te ketë angazhim maksimal për realizmin e kërkesave, ndërsa theksoi se promovimi i këtij projekti duhet te jete prioritet e të gjitha forcave politike. Premier Berisha delivers European Commission Action Plan, signed by all political forces, with the commitment to meet the 12 priorities that Brussels has set as a condition for Albania's integration into the EU. I arrived ...
0 comments: